Zëri i Rusisë Raketa balistike “Bullava” gjatë provës së lëshimit që iu bë asaj u vetëlikuidua për shkak të difektit në punën e shkallës së parë, njoftoi shërbimi i shtypit i Ministrisë së mbrojtjes i Rusisë. Lëshimi i raketës u realizua të mërkurën në territorin e Detit të Bardhë nga kryqëzori nëndetës atomik i destinacionit stratregjik “Dimitri Donskoi”. U krijua komisioni special për hetimin e shkaqeve të vetëlikuidimit.