Zëri i Rusisë Sportistja ruse Ekaterina Diaçenko fitoi medaljen e argjendtë në garat e rapjeristeve në Kampionatin Europian të skermës, i cili po zhvillohet në qytetin bullgar Pllovdiv. Në rivalitetin e duelit final për medaljen e artë Diaçenko ia la vendin e parë ukrainases Olga Harllan me rezultatin 10:15.