Zëri i Rusisë Autorët e letrës së hapur drejtuar Obamës po thërrasin shpirtrat e këqinj të kohërave të “luftës së ftohtë”, deklaroi të enjten ish Kryeministri i Polonisë, Leshek Miller. Miller theksoi se autorët e mesazhit po e shtyjnë Presidentin Obama për keqësimin e marrëdhënieve me Rusinë, si rezultat i të cilit vendet e tyre do të përfitojnë pozitën e shteteve pranë linjës së parë të frontit. Sipas fjalëve të tij, autorët përpiqen të hedhin mbi Amerikën përgjegjësinë për krijimin e formave normale të bashkekzistencës me fqinjët e vet lindorë dhe u japin sinjal rusëve: për marrëdhëniet tona flisni vetëm me Uashingtonin.