Zëri i Rusisë Samiti dyditor i Lëvizjes së Mosbashkimit, që u zhvillua në qytetin resort egjiptian Sharm-esh-Sheh, përfundoi të enjten punën e vet. Në ditën e fundit të takimit Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak shpalli mbi sanksionimin e dokumenteve përfundimtare të samitit. Ndër to janë: deklarata përfundimtare, e cila përfshin në vetvete më shumë se 500 pika; deklarata e Sharm-esh-Sheh-ut; si dhe tre deklarata speciale. Këto të fundit, kanë të bëjnë, në veçanti, me bllokadën politike dhe ekonomike të Kubës nga ana e SHBA-s dhe problemin palestinez.