Zëri i Rusisë Shteti duhet të reagojë maksimalisht rreptë ndaj krimit të kryer ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Për këtë deklaroi në forumin “Dialogu i Peterburgut” në Mynih Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në lidhje me vrasjen në Kaukaz të mbrojtëses ruse të të drejtave të njeriut Natalia Estemirova. “Çështjet e veprimtarisë së mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë veçanërisht të rëndësishme për Rusinë, e cila ndodhet në një nga fazat e para të formimit të sistemit politik drejtësor”, tha Presidenti. Sipas fjalëve të tij, “hetimi duhet të zhvillohet pa histeri dhe pa versione të formuluar apriori. Gjëja më e rëndësishme tani është që kriminelët të identifikohen dhe të marrin dënimin e merituar”.