Zëri i Rusisë Realizimi i projektit “Nord Stream” do të lejojë forcimin e sigurisë energjetike të Europës, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në konferëncën për shtyp mbajtur sipas rezultateve të takimit të zhvilluar me Kancelaren e Republikës Federale Gjermane Angela Merkel në Mynih. Gjatë kësaj Presidenti rus vuri në dukje, se ndërtimi i këtij gazsjellësi ka një rëndësi strategjike jo vetëm për Rusinë dhe Gjermaninë, por edhe për gjithë Europën, në tërësi.