Zëri i Rusisë Organizata Ushqimore dhe Bujqësore e OKB-së parashikon keqësimin e prodhimtarisë botërore të drithërave në vitin 2009 për shkak të rënies së pritshme vëllimit të të korrave në Europë, si dhe në Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut. Sipas mendimit të Organizatës së sipërpërmendur, të korrat e drithërave në botë do të reduktohen këtë vit deri në 3.4 %.