Zëri i Rusisë Ekspertët rusë do të marrin pjesë në hetimin e shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit TU-154 në Iran, njoftuan në drejtorinë e aviacionit civil të Iranit. Janë gjetur dy “kutitë e zeza” të aeroplanit. Shkak i katastrofës së tij, sipas mendimit të ekspertëve iranianë, u bënë disfunksionimet teknike të aparaturave që lindën gjatë kohës së fluturimit.