Zëri i Rusisë Gazeta “Kommersant” njofton hollësira mbi krimin e radhës, të kryer në Kaukazin e Veriut, që bëri bujë të madhe. Në Çeçeni u rrëmbye dhe më pas u vra në mënyrë barbare në Ingusheti Natalia Estemirova — bashkëpunëtorja e filialit në Grozni të Qendrës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Memorial”, Laureatja e të ashtuquajturit Çmimi alternativ i paqes Nobel, të themeluar nga parlamenti i Suedisë. Vdekja e saj u bë rezultat i të shtënave vdekjeprurëse me armë zjarri në kokë dhe në gjoks. Identitetin e të vrarës hetuesit e përcaktuan nga dokumentet që u gjetën në çantën e dorës së gruas. Kolegët e zonjës Natalia Estemirova e lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë, të padiskutueshme vrasjen e saj me aktivitetin që ajo ushtronte në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Vitet e fundit ajo merrej me hetimin e çështjeve tejet të rrezikshme. Në veçanti, 2 javë më parë u publikua raporti mbi të drejtat e njeriut në Rusi, në të cilin një kapitull vuluminoz i ishte kushtuar Çeçenisë. Në të tregohej mbi rrëmbime njerëzish dhe ndëshkime e ekzekutime me anashkalim të ligjit që kryheshin në këtë republikë nga ushtarakët veprues vendas dhe ngandonjëherë bile ata federalë. Mbi ngjarjen që ndodhi në Ingusheti Presidentit Dimitri Medvediev i raportoi personalisht Kryetari i Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë. Presidenti kërkoi nga ai dërgimin nga Moska të specialistëve më të mirë në vendin e kryejes së krimit.


Komentimi i artikullit të ditës


Drejtori i Byrosë moskovite për të drejtat e njeriut Aleksandër Brod evidenton keqësimin e ndjeshëm aktual të situatës në Kaukazin e Veriut: “Gjendja keqësohet duke u acaruar gjithnjë e më shumë për shkak se ekstremistët radikalë dhe terroristët po vijnë duke rritur qenësishëm aktivizimin e tyre. Po rritet numri i rasteve të sulmeve dhe atentateve ndaj milicëve, nëpunësve shtetërorë, personave të lartë zyrtarë. Pa dyshim, që të gjitha këto janë përpjekje për frikësimin e popullsisë. Dhoma Shoqërore iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë me kërkesën e zhvillimit të hetimit të plotë të rrethanave të vrasjes. Detyra jonë është që të mos lejojmë pezullimin e veprimtarisë së organizatave shoqërore të Kaukazit të Veriut. Mua më duket, se tashmë ka ardhur koha për përpunimin e programeve speciale në ndihmë të Kaukazit të Veriut. Duhet ti kushtohet një vemendje e veçantë rajonit, i cili e ka pësuar keq nga luftrat e shumta dhe luhatjet sa andej-këtej në anën e separatizmit.