Zëri i Rusisë Në kuluaret dhe korridoret e agjencive londineze qarkullon një histori shokuese, por gjithësesi reale. Një regjizor mjaft i njohur televizioni duhej të xhironte një reklamë kur në kuadër ndodheshin të fokusuar njëkohësisht rreth 100 vogëlushë. Sipas idesë së skenaristëve, fëmijët e vegjël duhej, thjesht, të rrinin ulur dhe të mos lëviznin fare nga vendi. Si arriti regjizori të bënte një mrekulli të vërtetë dhe të xhironte planet e nevojshme për reklamën? Tregojnë, se si fillim ai dëboi prindërit e fëmijëve nga pavijoni i realizimit të xhirimit. Kurse pastaj, thjesht, i ngjiti pampersat e fëmijëve në parket. Këtu, siç i thonë fjalës, no comments.


***


Azhiotazhi rreth figurës së Michle Jacksonit, si dhe më parë, vazhdon të mbetet në një nivel të paparë të lartë që nga fillimi i viteve 90-të. Këngëtari edhe pas vdekjes theu internet-rekorde, duke u bërë interpretuesi i pari që ka shitur më shumë se 1 milionë kopje në formatin digital të këngëve të veta për një javë. Sipas të dhënave të Nielsen SoundScan, shitjet online të veprave solo të Jacksonit dhe videoincizimet me “Jackson 5” arritën në 2.6 milionë kopje. Kjo shifër u fiksua më 28 qershor, domethënë për tre ditë që nga momenti i vdekjes së Jacksonit më 25 qershor.


***


Në përputhje me teorinë e relativitetit të Einshtein-it, shpejtësia e dritës është e pamundur të rritet në vakum. Duke marrë parasysh këtë, fizikanët vendosën të ndërmarrin përpjekjen për të bërë të pamundurën dhe të arrijnë rezultatatin e dëshiruar. Në vitin 2000, shkencëtarët nga Prinstoni, New-Jersy lëshuan një impuls të dobët rrezeje drite lazer nëpërmjet elementit të cezit me formë gazi. Impulsi filloi të lëvizë kaq shpejt sa që i përshkoi të gjitha kamerat e mbushura me gaz afërsisht 300 herë më shpejt se sa “duhej”ta bënte realisht këtë. Aktualisht ekzistojnë një sërë shpjegimesh të këtij eksperimenti, por shumë janë të prirur të mendojnë se ky nuk është gjë tjetër veçse një rast (kazus) shkencor dhe se nuk ka kurrëfarë arsyesh për rishikimin e konkluzioneve të Einshtein-i. Por megjithatë, ky mister mbetet në një farë kuptimi i pashpjegueshëm.