Zëri i Rusisë Janë gjetur dy “kutitë e zeza” të aeroplanit Ty-154M, i cili u rrëzua afër qytetit iranian Kazvin. Kutitë e gjetura janë dëmtuar seriozisht. Sipas deklaratave të palës iraniane, në qoftë se specialistët vendas nuk do të mund ti deshifrojnë regjistrimet, ata do të duhet ti drejtohen për ndihmë Rusisë-vend prodhues i avialainerit. Aeroplani Ty-154M i kompanisë ajrore iraniane Caspian Airlines që kryente fluturime të rregullta sipas itinerarit Teheran-Erevan, u rrëzua të mërkurën diku afër Teheranit. Të gjithë 168 personat që ndodheshin në bord vdiqën. Këta janë shtetas të Armenisë, Gjeorgjisë dhe Iranit.