Zëri i Rusisë Kryengritësit në Honduras provokuan përsëri vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Në të njëjtën kohë i Ngarkuari i përkohshëm me detyrat e Presidentit të Hondurasit Roberto Micheleti deklaroi se është i gatshëm të japë dorëheqjen menjëherë me një kusht-në qoftë se Presidenti i rrëzuar nga pushteti Manuel Selaia nuk do të kthehet më në vend. Grushti i shtetit në Honduras ndodhi më 28 qershor. Presidenti i rrëzuar nga pushteti Selaia u largua me forcë me aeroplan në Kosta-Rika. Që atëherë në Honduras po ndodhin vazhdimisht përplasje midis ithtarëve dhe kundërshtarëve të Selaia, viktima të të cilave u bënë dy veta, kurse 60 të tjerë janë plagosur.