Zëri i Rusisë Skermistja (rapjeriste) ruse Anna Sivkova mori medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të skermës në Plovdiv të Bullgarisë. Pas fitores së korrur në gjysmëfinale ndaj francezes Laura Flessel-Colovic, Sivkova ia la vendin e parë kampiones së Olimpiadës së Pekinit, gjermanes Britte Haidemann.