Zëri i Rusisë Me fillimin e krizës ekonomiko-financiare globale qeveria e Rusisë pa vonesë ndërmori masat që ti kundërvihej asaj, thuhet në raportin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (OBEZH) mbi gjendjen e ekonomisë ruse në vitin 2009. Në të theksohet në mënyrë të veçantë caktimi operativ nga ana e Bankës Qendrore të Rusisë i kapitaleve të nevojshme për sigurimin e funksionimit normal të sistemit bankar si dhe stimulimin e kërkesës së përgjithshme. Deficiti i madh i buxhetit federal, sipas mendimit të ekspertëve të OBEZh, është “plotësisht i përballueshëm”, duke marrë parasysh rezervat valutore dhe ato të arit të grumbulluara gjatë të viteve paraardhëse.