Zëri i Rusisë Sekretarja amerikane e shtetit Hilary Klinton konfirmoi synimin e SHBA-s për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë. Ajo theksoi, se vizita e saj e vjeshtës në Moskë duhet të ndihmojë për forcimin e këtij partneriteti. Sipas fjalëve të Sekretares amerikane të shtetit, Amerika dhe Rusia kanë shumë pikësynime të përbashkëta: luftën kundër terrorizmit, ndryshimit të klimës, kapërcimit të krizës ekonomike globale. Gjatë kësaj, Klinton vuri në dukje se SHBA-s nuk kanë ndërmend të rikthehen tek politika e frenimit e epokës “luftës së ftohtë” dhe se kanë si qëllim të vazhdojnë të mbeten lidere botërore.