Zëri i Rusisë Presidenti i Çeçenisë Ramzan Kadirov mori nën kontrollin e vet personal hetimin e vrasjes së mbrojtëses së të drejtave të njeriut Natalia Estemirova. Organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij krimi monstruoz paraqesin për shoqërinë një rrezik shumë më të madh kërcënues, se sa terroristët dhe vahabitët që derdhin gjakun e mijëra personave të pafajshëm, deklaroi Kadirov. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Çeçenisë dhe Ingushetisë që të japin ndihmë në këtë hetim, të njoftojnë çdo lloj informacioni që mund të hedhë dritë mbi atë çka ndodhi. Trupi pa jetë i Estemirova-s me shenjat e vdekjes së dhunshme u zbulua të mërkurën në rajonin Nazran të Ingushetisë. Dimitri Medvediev ngarkoi Komitetin Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë që të marrë masa imediate për kërkimin e vrasësve.