Të gjithë e dinë fort mirë se aktualisht paratë janë vetëm metalike-në formë monedhash dhe në formë banknote-kartmonedhash, por në periudha të ndryshme historike të ekzistencës së njerëzimit masa të caktuara vlefte ishin sende të ndryshme. Kështu, në Kinë dhe Birmani deri në shekullin e XX-të si mjete qarkullimi përdoreshin kripa dhe çaji i presuar në formë pllakash, metrazhe mëndafshi, në Meksikën e Lashtë-qeset me kakao-bathësh. Si para përdorej bile edhe opiumi.

 

 


***


Në kopertinën e numrit të ri të revistës muzikore britanike “Q” u duk një nga fotografitë e fundit të bëra kur ishte ende gjallë Michkle Jackson, i cili u nda nga jeta më 25 qershor në Los-Angeles. Redaktorët po përgatiteshin ta publikonin fotografinë e tij në kopertinën e revistës që tre muaj më parë. Ajo duhej të dilte në numrin e qershorit të revistës për të paraprirë rikthimin në skenë të mbretit të pop-muzikës. Në momentin kur Jackson u nda nga jeta, ky numur i revistës ishte dërguar për botim, prandaj shfaqja e këngëtarit në kopertinën e revistës menjëherë pas vdekjes së tij ishte krejtësisht e rastësishme. Autori i fotografisë John Right tregoi se për të bërë këtë fotografi atij i dhanë gjithsej 90 sekonda kohë. “Mua më morën në telefon dhe më thanë se Michkle Jackson mbërriti në Londër dhe se unë duhet ti bëja fotografi atij. A e dini, ai kishte një pamje të tillë ashtu siç dhe duhej të dukej Michkle Jackson, pikërisht ashtu siç dhe mund ta përfytyroje atë: me flokët gjithë shkëlqim me onde, xhaketë lëkure, me syze dielli të zeza. Dukej fare qartë se përpara kamerës ai e ndjente veten krejtësisht të lirshëm, të shpenguar”, tregoi John Right.



***


Kush ka mundësinë të paguajë 2 mijë dollarë për të kaluar një natë në hotelin e kryeqytetit, mund të niset për në “Metropol”. Ai është një Hoteli i meremetuar rishtas në mënyrë të shkëlqyer, i përmbajtur në stil të vjetër mu në qendër të Moskës. Apartamentet presidenciale përbëhen nga një sallon i gjerë që shërben si dhomë pritjeje, një kabinet solid, një dhomë gjumi komode dhe dhoma mjaft komforte për shoqëruesit. Në çdo ambjent ka mobilje antike, tabllo të piktorëve rusë dhe sende të tjera unikale arti të restauruara nga specialistët e klasit të lartë të Muzeut Ermitazh të Shën Peterburgut.