Sociologët evidentuan një veçori të habitshme: në periudhën e para krizës kishte më pak rusë të kënaqur me nivelin e pagës, se sa tani. Botimi “Novie Izvestia” shkruan se shumica e shtetasve janë mëse të bindur: se atyre ua hanë rrogën. E megjithatë, ndjenja e të kënaqurit bile edhe me pak po vjen duke u rritur-ky është fakt i pamohueshëm. Një personi të pajtuar në punë paratë nuk i mjaftojnë asnjëherë. Të paktën, pikërisht kështu e vlerëson shumica dërrmuese gjendjen e vet materiale. Më shpesh nga të gjithë janë të kënaqura me nivelin e shpërblimit të tyre financiar femrat me arsim të lartë dhe me pagë nga 1500 dollarë e sipër. Vërtet, siç thekson botimi “Novie Izvestia”, shumë prej tyre aktualisht ndodhen në kërkim të një vendi më të mirë pune, me shpresën e rritjes së ndjenjës së kënaqjes me anën e vet materiale.


***


Autoritetet moskovite po përgatisin programin “Fëmijët e rrugëve” për profilaksinë ndaj dukurisë që ka të bëjë me fëmijët e braktisur. Botimi “Gazeta” shkruan, se në Moskë gjatë vitit të kaluar u ngritën më shumë se 1500 çështje penale ndaj fëmijëve që nuk kanë mbushur ende moshën e pjekurisë. Që nga fillimi i këtij viti për abuzim me pije alkoolike në vendet publike u ndaluan gati 6 mijë nxënës shkollash. Problemi kryesor, thonë nëpunësit dhe ekspertët, konsiston në funksionimin joefektiv të sistemit të profilaksisë përkatësisht dukurisë së fëmijëve të braktisur dhe kriminalitetit të moshës së njomë.


***


Në Tartarstan po debatojnë në lidhje me problemin: në se ka vallë të drejtë për ekzistencë martesa me shumë gra. Sipas të dhënave të botimit “Rossiskaja gazeta”, shumica e pjesëmarrësve të anketimit të zhvilluar në njërin nga kanalet televizive kombëtare, doli “pro” të lejuarit të martesës me shumë gra. Neni për martesë me shumë gra është anuluar prej kohësh, por në të njëjtën kohë legjislacioni rus njeh vetëm martesën midis një gruaje dhe një burri. Marrëdhëniet e paregjistruara bashkëshortore tani është bërë modë të quhen bashkëjetesë civile, por për nga pikëpamja juridike ky bashkim nuk mund të quhet familje. Ndërsa kjo do të thotë se kurrfarë të drejtash ndaj njëra-tjetërës nuk ka as njëra dhe as tjetra palë në bashkëjetesën civile.