Çdo herë kur BE i del përpara ndonjërit prej vendeve të rajonit ballkanik, dashur pa dashur të vjen ndërmend predikimi konstatues formëndryshuar, i perifrazuar i 7-të nga faqet e romanit “Oborri i bagëtive” i shkrimtarit George Orwell që tingëllon në këtë formë: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por megjithatë disa prej tyre janë më të barabarta”. Po kështu ndodhi edhe tani, kur Komisioni Europian miratoi njëzëri vendimin mbi liberalizimin e regjimit të vizave për tre vende të rajonit — Serbinë, Meqedoninë dhe Malin e Zi- vetëm se pas kësaj të mbetet në shpirt një ndjenjë pakënaqësie, e cila mund të formulohet në formën e një pyetje që shpreh habi të ligjshme: po Bosnja me Shqipërinë mos janë vallë më të këqia se vendet e sipërpërmendura? Dhe, përveç kësaj, për Serbinë si gjithmonë është vënë edhe një kusht suplementar. Në Europë që nga 1 janari i vitit 2010 mund të udhëtojnë pa viza qytetarët e atyre vendeve që patën fatin e madh të lindin dhe të jetojnë në pjesët veriore dhe qendrore të saj. Por në qoftë se njeriu ka lindur në Kosovë, atij nuk i buzëqesh fati në këtë rast. Ndërsa në qoftë se ai gjatë kësaj ka lindur edhe serb, atëhere mund të thuhet se ai është dyfish fatkeq. Sigurisht që atë që autoritetet pushtetore aktuale e quajnë arritje të vet jashtëzakonisht të madhe, opozita aty për aty ia nënshtron kritikës. Pavarësisht nga fakti se në Memorandumin e Komisionit Europian është shkruar, se liberalizimi i regjimit të vizave nuk përhapet mbi Kosovën për shkak se Serbia që nga viti 1999 nuk ka mundësi të verifikojë në vend të dhënat mbi njerëzit që jetojnë në krahinën e Kosovës, opozita serbe mendon megjithatë, se fjalë bëhet mbi venien në veprim të dredhisë, dhelpërisë së radhës. Qëllimi i së cilës, sipas mendimit të saj, është krejtësisht i thjeshtë: duke rënë dakort mbi përfitimin e regjimit pa viza vetëm për një pjesë të shtetasve të vet, Beogradi me këtë, faktikisht, pranon pavarësinë e Kosovës. Vërtet, ai që dëshiron mund ta perceptojë pranimin e një gjëje të tillë nga ana e Boegradit si kusht krejtësisht të padyshimtë, të padiskutueshëm të BE për nga pikëpamja e të drejtave të njeriut. Po përse nga pikëpamja e të drejtave të njeriu? - do të pyesni ju me plot të drejtë. Po për vetë faktin, se shqiptarët kosovarë zor se do të hidhen përpjetë nga gëzimi prej konstatimit të faktit, se ata apriori, si një kope të tërë, i përcaktuan të padëshirueshëm, jodashamirës. Por kjo ashtu, me që ra fjala… Përsa i përket rrezikut kryesor me të cilin është e mbarsur e gjithë kjo situatë, ai, duhet thënë, nuk konsiston aspak në atë se ndokush do të mendojë që në këtë mënyrë Serbia pranon pavarësinë e Kosovës. Rreziqe ku e ku më të mëdha mbart në vetvete ajo dëshirë e pangishme, e papërmbajtshme e vendeve të rajonit për tu bashkuar me Klubin elitar të quajtur BE. Po përse? Së pari, për shkak se shthur, çorodit vetë BE, i cili duke ndjekur lojën e vet politike sipas teorisë së Orwell-it po distancohet gjithnjë e më shumë nga rregullat kryesore të demokracisë dhe respektit elementar ndaj njerëzve. Ndërsa së dyti, qendrimi sipas stilit “më zgjidh mua, ndërsa më mirë fqinjin tim”, që është bërë rregull veprues në rajon që nga koha kur të gjithë vendosën të bashkojnë Ballkanin me Europën me çdo kusht e çmim, ndërlikon më shumë marrëdhëniet reciproke edhe pa këtë aspak të thjeshta midis republikave të ish Jugosllavisë. Me që ra fjala, në kuadrin e atij vendi Sllovenia dhe Kroacia s’kishin se ç’të ndanin me njëra-tjetrën. Dhe kjo vazhdoi deri në atë kohë, kur një nga këto vende pasi hyri në radhët e BE, nuk u bë më i barabartë. Dhe në përfundim një pyetje retorike: Mos vallë këto janë me të vërtetë ato vlera të BE të cilat ia vlen ti injektohen me vaksinim popujve ballkanikë që kanë mbetur paksa mbrapa nga idetë e larta të humanizmit gjatë kohërave të luftrave të shumta të brendshme midis tyre?