Vëllimi i përgjithshëm i produktit të brendshëm i Rusisë (VPPB) për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009 ra 10 %, njoftoi Ministrja e zhvillimit ekonomik të Rusisë Elvira Nabiulina. Bashkë me këtë, sipas fjalëve të vetë Ministres, prodhimi industrial në qershor, me marrjen parasysh të faktorit sezonal, u rrit 0.8 %. Në maj ky tregues ishte gjithashtu pozitiv. “Prandaj mund të flitet mbi minimizimin e ritmeve të rënies”, vuri në dukje Nabiulina. Sipas mendimit të saj, ekonomia ruse ka potencial të mjaftueshëm për ndryshimin e kësaj tendence.