Automobilat e markave të huaja, që kanë qenë më parë në përdorim, tani mund të importohen në Rusi vetëm me lejen e Rosselhoznadzor-it, njofton gazeta “Vedomosti”. Që nga 15 korriku i vitit 2009 në listën e re të produkteve dhe mallrave që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar shtetëror, u përfshinë të gjitha llojet e automobilave të lehtë, kamionët, traktorët dhe disa lloje të teknikës speciale. Kontrollet do të zhvillohen dy herë: gjatë kalimit të kufirit dhe një herë tjetër në pikën përfundimtare të destinacionit.