Presidenti i rrëzuar i Hondurasit Manuel Selaia u bëri thirrje bashkatdhetarëve të vet për të ngritur krye. Sipas fjalëve të tij, qeveria e Hondurasit uzurpoi pushtetin, kurse ushtarakët mbështetën grushtin e shtetit. “Populli i Hondurasit tani ka të drejtë të plotë për kryengritje në përputhje me kushtetutën e vendit”, deklaroi Selaia të martën në Guatemalë, ku ai u prit si Kryetar veprues shteti. Ai u bëri thirrje shtetasve “të vazhdojnë aksionet e protestës dhe të mos largohen nga rrugët”.