“Shpirtra të vdekur” u evidentuan në listën e të dyshuarve për terrorizëm, të cilën po e përpilon OKB-ja. Nga 513 veta, si të paktën, 38 tashmë kanë vdekur. Për këtë njoftoi Thomas Mayer-Harting, Kryetari i Komitetit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sanksionet kundër grupimeve terroriste “Al-Qaeda” dhe “Taleban”. Sipas fjalëve të diplomatit, informacioni mbi një sërë të dyshuarish që përmenden në këtë listë është kaq e varfër, sa që e bën të pakuptimtë përfshirjen e tyre në listën në fjalë.