Argjentina doli në vendin e dytë në botë përkatësisht numrit të personave që humbën jetën nga “gripi i ri” A H1N1. Në vend u regjistruan 137 raste me përfundim letal, njoftuan të martën në Ministrinë e shëndetësisë të kësaj republike. Pas Argjentinës vjen Meksika, ku nga ky virus gjetën vdekjen 124 veta. Vendin prej lideri sipas numrit të vdekjeve nga gripi A H1N1 e zënë Shtetet e Bashkuara, ku vdiqën 211 persona të prekur nga ky virus.