Pothuajse të gjithë aeroplanët transportues të Kirgizisë dhe Kazakistanit hynë në “listën e zezë” të rinovuar të kompanive, aeroplanët e të cilave ndalohet të fluturojnë mbi territorin e BE. Në këtë dokument u përfshinë gjithashtu edhe katër kompani ukrainase fluturimi. Njëkohësisht, sipas rezultateve të verifikimeve, BE u lejoi përsëri që të kryejnë fluturime mbi territorin e tij katër kompanive ajrore indoneziane.