E fundit nga fëmijët e këngëtarit famoz rus Fiodor Shalapin - Marina Shalapina - Marina Fiodorovna Shalapina-Freddi - ndërroi jetë në moshën 97 vjeçare në shtëpinë e saj në Romë. Në Rusi e bija e Shalapinit pat ardhur shumë herë. Një muaj më parë ajo i dorëzoi Muzeut rus të Muzikës të Moskës testamentin origjinal të të jatit.