Gazeta “Vremja novostei” shpjegon tre skenarët e zhvillimit të Rusisë për tre vitet e afërta. Qeveria i miratoi të tre variantet, duke zgjedhur si variantin kryesor skenarin e matur optimist. Domethënë, arritjen e gjallërimit në ekonomi për llogari të programeve investitore të monopoleve të natyrshme dhe mbështetjen nga shteti të kërkesës së brendshme.


***

 


Kriza po godet gjithnjë e më fort mbi portofolat e qytetarëve rusë, konstaton “Nezavisimaja gazeta”. Në shumicën e rajoneve janë evidentuar rënie të theksuara të të ardhurave të qytetarëve, rënia e ndjeshme e tregtisë me pakicë dhe e derdhjeve në buxhet nga tatimet mbi të ardhurat e personave fizikë. Ra në mënyrë të theksuar aktivizimi i blerjeve. Ndër rajonet e disfavorshme u përfshinë Moska dhe Shën Peterburgu. Perspektiva të rivendosjes së të ardhurave për këtë vit ekonomistët nuk vërejnë fare dhe bile dyshojnë në dukjen e një mundësie të tillë gjatë vitit të ardhshëm.


***


A ka vallë shumë bashkatdhetarë të gatshëm që të kthehen në Atdhe nga Bota e Re?- shtron pyetjen gazeta “Moskovskij komsomolec”. Njerëz të ndyshëm në mënyra të ndryshme rregullohen në Amerikë. Më shumë se gjysma e familjeve rusishtfolësve në SHBA-s kanë të ardhura vjetore që kapin shumën 55 mijë dollarë. Gati 70 % e bashkatdhetarëve tanë janë të punësuar në sfera të tilla si menaxhimi, biznesi, mjekësia, arsimi, teknologjitë e larta. Por ish qytetarët rusë e shfaqin mjaft dobët veten në jetën politiko-shoqërore të Shteteve të Bashkuara. Botimi “Moskovsij komsomolec” thekson, se shumica e “rusëve amerikanë” në zgjedhjet presidenciale ia dhanë preferencën e vet republikanit Makkein dhe jo demokratit Obama.