Në Britaninë e Madhe po evidentohet tendenca e re e krizës: shumë prindër duan që ta bëjnë fëmijën e vet model. Prindërit i shtyn interesi: për çdo xhirim fëmija merr para. Në këtë mënyrë prindërit e kujdesshëm, të përkushtuar përpiqen të rregullojnë buxhetin familjar, që lëkundet në kohëra të vështira nga recesioni. Në Rusi gjithashtu është krizë dhe po ashtu ekziston biznesi-modeli i fëmijëve. E megjithatë, ekspertët mendojnë se ka një ndryshim thelbësor të strukturës britanike të biznes-modelit për juniorët nga ai rus. “Në Angli-kjo është një punë mjaft serioze për të cilën fëmijët marrin honorare të qenësishme”. Në Rusi biznesi-modeli tani për tani nuk është i zhvilluar dhe aq fort. Dhe fitimet e të rinjve tanë modele janë shumë më modeste. Le ti shtojmë pastaj kësaj edhe reputacionin negativ që shpesh herë ia atribuajnë këtij biznesi shumë qytetarë rusë.

 

 


***


Duke gjykuar nga të dhënat e publikuara për biznes-lady-in Elena Baturina mbi të ardhurat dhe pasurinë e saj, doli se paga që merr ajo është përafërsisht 1100 herë më e madhe se sa rroga e Kryebashkiakut kryeqytetas (të ardhurat e të cilit vitin e kaluar përbënë 6 milionë rubla). Bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë së Moskës ka fituar më shumë se 15 milionë rubla në vendin e vet zyrtar të punës- Shoqërinë e Mbyllur Aksionere “Inteko”. Burim kryesor i të ardhurave të saj kësaj herë u bënë operacionet për shitjen e letrave me vlerë.

 
***


Mbreti i pop-muzikës Michle Jakson, i cili u nda nga jeta në qershor të vitit 2009, gjatë kohës së turneve të vet të Moskës në vitin 1993, i premtoi një nga apartamentet e tij në SHBA-s një vajze adoleshente ruse. Fati i madh i ra për pjesë atëherë vajzës 13 vjeçare të biznesmenit Alimxhan Tohtahunov-Lolës. Në fillim Michle shprehu dëshirën për ta birësuar vajzën, por kur mori vesh se ajo ka baba, vendosi të kufizohej me dhuratën e sipërpërmendur. Koncerti i Jaksonit në kompleksin sportiv “Lluzhniki” 16 vjetë më parë bëri bujë të madhe në Moskë. Por më shumë se gjithë të tjerëve Ylli i pop-muzikës i la mbresa të thella, të pashlyeshme nxënësve të Shkollës së mesme Korografike të Moskës. Atje Jakson shkoi me ftesë të biznesmenit të njohur Alimxhan Tohtahunovit.