Qytetarët rusë kanë filluar t’ia kenë më tepër frikën cënimit të mirëqenies së tyre materiale dhe në krahasim me vitin e kaluar në një shkallë më të vogël janë të preokupuar në lidhje me shpërthimin e ndonjë lufte apo “rrezikun kërcënues famëkeq nga ana e NATO-s. I tillë është një nga rezultatet kryesore të studimeve të publikuara prej Qendrës mbarë ruse të testimit të mendimit të opinionit publik. Siç njofton gazeta “Vremia novostei”. Sociologët anketuan 1600 persona në 42 rajone të Rusisë dhe arritën në konkluzionin, se qytetarët rusë quajnë si rrezik kryesor kërcënues kombëtar krizën ekonomike dhe dobësinë e industrisë vendase. Në vend të dytë në rejtingun e druajtjeve mbarëpopullore, që shkaktojnë preokupim të veçantë midis respondentëve, u renditën alkoolizmi, narkomania dhe degradimi i popullsisë. Shumë mendojnë, se në një shkallë më të madhe ekzistencën e Rusisë e kërcënon rreziku nga ana e SHBA-s, NATO-s, Perëndimit, në tërësi, ose bile edhe Lufta e Tretë Botërore. Pa dyshim, që përveç shkaqeve objektive ekonomike një rol të madh në përhapjen, mbjelljen e tendencave të tilla në vetëdijen e shoqërisë luajnë edhe mjetet e informimit masiv, të cilat krijojnë një terren mjaft të pasur për përsiatje. Nuk duhet lënë kurrësesi jashtë vemendjes e të mos merret parasysh edhe njëfarëlloj infektimi psikologjiko-emocional, pra, “fizionomia e krizës” e rrënjosur në ndërgjegjen e masave.



Komentimi i artikullit të ditës


Presidentja e grupit të konsalltingut “Staraja plloshiad” (“Sheshi i vjetër”), doktorja e shkencave psikologjike Svetllana Kollosova evidenton shkaqet objektive të minimizimit të nivelit të druajtjeve të qytetarëve rusë dhe jep disa këshilla praktike në lidhje me atë, se si mund të mbahen më mirë nën kontroll fobitë vetiake: “Së pari, mbi krizën janë thënë tashmë kaq e kaq shumë gjëra, sa që përshtypja në lidhje me të sikur ka filluar të zvetënohet. Së dyti, tani është periudha e verës. Ndërsa, diç dihet, në verë njerëzit janë më pak të prirur për t’iu nënshtruar frikës. Dielli, optimizmi, shokët e miqtë, të gjitha këto të shpërqendrojnë me shumë sukses nga hallet e problemet. Së treti, druajtjet e lidhura me pritjen e problemeve të mëdha ekonomike dolën, megjithatë, të pajustifikuara. Pra, druajtjet sigurisht që ruhen në njëfarë mase, por ato nuk u duken tani kaq të tmerrshme njerëzve. Për profilaktikën e druajtjeve njeriu duhet medoemos të lexojë shumë, të interesohet dhe të njohë në mënyrë më të thelluar objektin e frikës së vet. Ekziston një formulë e tillë mjaft efikase: problemi i shkruar është përgjysëm i zgjidhur pas kësaj. Mundësia e drejtimit, të të kontrolluarit të gjendjes shpirtërore, psikike është një kriter tejet i rëndësishëm. Pastaj, ne më shpesh jetojmë me ndjenjën e të përjetuarit më tepër për të afërmit tanë, se sa për veten tonë. Për këtë arsye, në qoftë se të lind ndonjë problem, do të ishte mirë që në këtë moment të përqendronit vemendjen tek një njeri tjetër. Organizmi i njeriut është ndërtuar në mënyrë mjaft të kamufluar, dinake. Kur ti i jep ndihmë dikuj, me këtë gjë bëhesh vetë më i fortë. Pra, ti je në gjendje të ndihmosh dikë. Kurse kjo do të thotë, se ti vetë nuk je aspak njeri i dobët.