0Presidenti i Çekisë Vacllav Klaus, si dhe më parë, i përmbahet idesë së administratës së mëparshme të SHBA-s për dislokimin në territorin çek të radarit amerikan të sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR). Për këtë Vacllav Klaus deklaroi në intervistën e vet dhënë për gazetën ruse “Kommersant”. “Mendimi im në lidhje me radarin amerikan në Çeki nuk ka ndryshuar. Një vit më parë unë ju thashë se ligjin për këtë radar do ta nënshkruaj menjëherë sapo atë ta miratojnë të dyja dhomat e parlamentit tonë”, theksoi Presidenti çek. “E vetmja gjë që më intereson mua tani është të di se sa i madh është interesi ndaj dislokimt të radarit nga ana e administratës së tanishme amerikane, a është ai vallë ndër prioritetet e saj”, bëri të ditur Kryetari i Republikës Çeke.