0Kryeministri Vladimir Putin shpreson në atë, se rritja në ekonominë e Rusisë do të fillojë vitin e ardhshëm. Kabineti i ministrave i vlerëson tre vitet e afërta si periudhë kalimtare nga faza e mprehtë e krizës në etapën e re të zhvillimit të qendrueshëm të ekonomisë së vendit. Putin shtroi detyrën e ruajtjes së nivelit të arritur të jetesës së popullsisë, krijimin e vendeve të reja të punës, vazhdimin e luftës me varfërinë në vend. Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e rritjes së prodhimtarisë së punës, reduktimin e prodhimit që harxhon shumë energji energjetike, zgjerimin e gamës së produkteve të prodhuara mbi bazë të teknologjive novatore. Të gjitha këto do të mund ti jepnin Rusisë shansin për daljen nga kriza në pamje të rinovuar, mendon kryeministri.