Mbi domosdoshmërinë e krijimit të gjykatës së veçantë ndërkombëtare për gjykimin e piratëve detarë deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në takimin me marinarët ushtarakë në Soçi. Kryetari i shtetit rus theksoi se në ditët tona shtrohet për zgjidhje imediate çështja mbi atë, se si të veprohet me këta shkelës të ligjit. “Në mesjetë-tha Presidenti, ata i hidhnin jashtë bordit të anijeve në det, por sot për njerëzit e civilizuar kjo gjë është e palejueshme. Ata duhet ti dorëzohen gjyqit”. Dimitri Medvediev konfirmoi gjithashtu se Rusia do të vazhdojë pjesëmarrjen e vet në operacionet ndërkombëtare të drejtuara për luftën kundër piraterisë pranë brigjeve të Somalisë. “Misioni në Oqeanin Indian është detyrë botërore, të cilën mund ta zgjidhin vetëm fuqitë detare”, deklaroi Presidenti rus.