Në New-Jork kremtuan 100 vjetorin që nga dita e lindjes së ish Ministrit të punëve të jashtme të Bashkimit Sovjetik Andrei Gromiko, që është njëri prej themeluesve të OKB-së. Diplomatit legjendar kolegët e tij perëndimorë i vunë nofkën mister “Jo-ja” për mbrojtjen principale dhe konseguente të pozitave sovjetike. Siç theksoi Përfaqësuesi i përhershëm aktual rus pranë OKB-së Vitalij Çurkin, bile edhe në kushtet tejet të vështira të “luftës së ftohtë” Gromiko bëri shumë me qëllim të përforcimit në marrëdhëniet ndërkombëtare të principit të bashkekzistencës paqësore. Këto ditë në ndërtesën e OKB-së po zhvillohet ekspozita, e cila i kushtohet jubileut një shekullor të Andrei Gromiko-s, ku janë paraqitur fotografi dhe dokumente nga arkiva e MPJ të Rusisë dhe ajo e familjes së ish Ministrit sovjetik.