Rusia dhe Franca theksojnë domosdoshmërinë e rifillimit sa më të shpejtë të procesit paqësor në Lindjen e Mesme mbi bazë të njohjes ndërkombëtare. Për këtë deklaruan në MPJ të Rusisë sipas përfundimeve të takimit të Zëvendës ministrit rus të punëve të jashtme Aleksandër Salltanov me Ambasadorin e Francës në Moskë Jan de Gliniasti. Palët vunë dukje rëndësinë e ndërprerjes së aktivitetit që ka të bëjë me ndërtimin e qendrave të reja izraelite të banimit në të gjitha format e shfaqjes së tij si dhe u shprehën për rivendosjen e unitetit kombëtar në Palestinë. Rusia del gjithashtu për rregullimin politik të konfliktit në Darfur me respektimin e domosdoshëm gjatë kësaj të sovranitetit dhe tërësinë territoriale të Sudanit.