Rusia i bëri provat raketës strategjike “Sineva”. Për këtë njoftuan në dikasterin ushtarak rus. Lëshimi u realizua nga bordi i anijes nëndetëse të Flotës Veriore. Më parë, të hënën, Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev njoftoi mbi lëshimin e suksesshëm të raketës strategjike. Sipas fjalëve të tij, qëllimi u arrit, kurse fragmentet e raketës ranë në rajonin e planifikuar që më parë. Raketa balistike “Sineva” hyri në arsenalin e përgjithshëm të armatimeve në verë të vitit 2007. Gjatësia e saj është 15 metra, masa fillestare-rreth 40 tonë. Rusia planifikon të lëshojë afërsisht 100 raketa të tilla.