Përgjegjësia për ngjarjet e gushtit të vitit 2008 në Osetinë e Jugut bie plotësisht mbi “regjimin e Saakashvilit”. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në takimin me marinarët ushtarakë në Soçi. Kryetari i shtetit theksoi se pavarësisht nga situata aktuale aspak e thjeshtë në Osetinë e Jugut, banorët e republikës i janë mirënjohës Moskës për ato vendime që u morën në gusht të vitit të kaluar. Sipas fjalëve të tij, kjo forcon autoritetin e Rusisë në Kaukaz dhe në mbarë botën.