Qeveria e Rusisë miratoi tre skenarët e zhvillimit të ekonomisë deri në periudhën e vitit 2012. Sipas fjalëve të Ministres ruse të zhvillimit ekonomik Elvira Nabiulina, në rolin e skenarit bazë u miratua varianti i përmbajtur, i matur optimist, i cili parashikon rritjen e vëllimit të përgjithshëm të produktit të brendshëm në Rusi deri në vitin 2012 në 1 %.