Në kryeqytetin e Lituanisë - Vilnius - kremtuan 65 vjetorin e çlirimit të qytetit nga okupatorët fashistë. Veteranët e Luftës së Dytë Botërore, përfaqësuesit e opinionit publik, bashkëpunëtorët e ambasadave të Rusisë dhe Bjellorusisë në Lituani vendosën kurora me lule të freskëta pranë monumentit përkujtimor për nder të luftëtarëve sovjetikë, të rënë në betejat për çlirimin e kryeqytetit lituanez.