Rusia dhe Osetia e Jugut do të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe sferës sociale të republikës, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev gjatë vizitës së vet aktuale në Osetinë e Jugut. Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e mbështetjes së bashkëpunimt në sferën e mbrojtjes.