Shkencёtarёt amerikanё zbuluan vendin e saktё të dukjes sё njeriut bashkёkohor nё planet. “Parajsa” nё Tokё ndodhej nё 12,5 gradë të gjatёsisё gjeografike lindore dhe 17,5 gradë tё gjerёsisё gjeografike jugore. Ndërsa sipas llogaritjeve i bie që kjo të jetë Afrika, diku në rajonin e Namibisë. Modeli matematikor tregon gjithashtu, se njerëzimi e mori fillesën e vet nga i vetmi fis afrikan, numri i përgjithshëm i të cilit nuk i tejkalonte të 150 anëtarët. Njëkohësisht shkencëtarët vërtetuan se largimi i parë i njerëzve nga Afrika ndodhi në rajonin e Detit te Kuq rreth 60 mijë vjet më parë. Studimet treguan gjithashtu se deri në 15 % e popullsisë bashkëkohore të Europës ka lidhje të drejtpërdrejtë gjenetike me njerëzit e lashtë, të cilët paten jetuar në jug-perendim të Afrikës.



***



“Më thuaj çfarë qeni ke, të të them se cili je”, shprehet me bindje të plotë zoologu francez Dode. Ai mendon, se shumica e të zotërve të qenve të racës Pudel kanë tendenca kopracie, ata të (German Shepherd Dog) qenve të kufirit — janë njerëz të thatë, pa sens humori, të races Takcy- zëmërgjerë, të races Dog — burrërorë. Ndërsa të zotët e races Fox Terrier — janë njerëzit më të mirë. Është interesant fakti, kur një zotërues i qenit të kufirit hedh në gjyq Dode-në, ky i fundit deklaroi përpara gjykatësve: “Ja, ju e shihni edhe vetë pagabueshmërinë e thënies sime!” Gjatë kohës së qendrimit të vet në emigracion veprimtari i njohur politik i Rusisë i fillimit të shekullit të XX-të Aleksandër Kerenskij indinjohej nga trillimet mbi atë, se ai ua mbathi këmbëve nga Petrogradi i veshur si femër. Në të vërtetë Kerenskij ishte i veshur atëhere me kostum ushtarak french dhe pantallona galife. Në disa postblloqe ushtarët e Ushtrisë së Kuqe bile dhe e nderuan ushtarakisht atë (ai ishte ministër ushtarak). Meqë ra fjala, në atë kohë ai mbante një mjekër të kuqe. Pa imagjinoni pak se si mund të dukej ajo në kombinim me veshjen femërore? Edhe disa fakte të tjera interesante mbi Kerenskin: ai po ashtu si dhe Lenini, lindi me 22 prill në Simbirsk, dhe pat studjuar po në një gjimnaz me Leninin.