Partia “Spravedlivaja Russia”, e cila për një kohë të gjatë vazhdonte të mbetej në rolin e lojtares rezervë të Kremlinit, ka shansin tani të shndërrohet në partinë №2 të autoriteteve pushtetore. Administratës së Presidentit i është dhënë urdhër, sipas informacionit të botimit “Nezavisimaja gazeta”, që tu lejojë deputetëve nga fraksionet e Partisë “Spravedlivaja Russia” të vënë firmën e vet nën projektligjet e Kremlinit dhe ato qeveritare. I pari ndër këto dokumente duhet të paraqitet që sot në Dumën Shtetërore. Anëtarët e Partisë “Spravedlivaja Russia” propozojnë që të hapet askes në institucionet financiare të vendit për specialistët e huaj. Heqja e barrierave legjislative në këtë fushë lejon që të rritet itensiviteti i aftësisë tërheqëse të vendit.


***


Shteti po përgatit masa eksterne për punësimin e të diplomuarve, njofton gazeta “Moskovskij komsomolec”. Atyre që nuk mund të sistemohen në mënyrë të mvetësishme në punë, ajo do tu paguajë udhëtimin për të arritur në vendin e punës në një rajon tjetër si dhe qiranë e banesës, stazhin ose rikualifikimin.

***

Kriza ka bërë mjaf akute konkurrencën në tregun e punës, njofton botimi “Moskovskaja Pravda”. Në qoftë se më parë konfliktet në punë nuk dilnin përtej kufijve të marrëdhënieve njerëzore, aktualisht rusët, në kupimin e drejtpërdrejtë të fjalës, po dëbojnë kolegët e tyre nga kolektivi me të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë bile edhe dhunën fizike. Zënkat në punë po pushojnë së qeni vetëm prioritet i punonjësve të pakualifikuar dhe gradualisht po zhvendosen në zyra, konstaton botimi “Moskovskaja pravda”.


***



Botimi “Rossiskaja gazeta” tregon për udhëtimin e Kryeministrit Vladimir Putin në Peterburg dhe njohjen e tij me anijen akullthyese me të njëjtin emër. Lëshimi në ujë i anijeve të tilla është një dukuri e rrallë në realitetin objektiv rus. Këtë e theksuan nëpunësit e lartë zyrtarë që shoqëronin Kryeministrin. Për ndërtimin e akullthyeses “Shën-Peterburg” u shpenzuan 3 miliardë rubla nga të ardhurat buxhetore. Ajo nuk është thjesht akullthyese, por edhe anije zjarrfikëse, edhe anije e adaptuar për studimin e fundit të detit. Fakti që anijet tona ia dolën me sukses punës në krye, të ngjall optimizëm, deklaroi Vladimir Putin.