0Situata në qendrën administrative të Sinjzjan-Ujgurskut të rajonit autonom të RP të Kinës-qytetin Urumçi-ku më 5 korrik shpërthyen trazirat masive, po normalizohen gradualisht. Në të njëjtën kohë policia vazhdon patrullimin nëpër rrugët e qytetit dhe kërkimin e pjesëmarrësve të fshehur të çrregullimeve. Organet e ruajtjes së rendit tashmë morrën nën arrest më shumë se 1.4 mijë veta. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vrarëve arriti në 184 veta, por kjo shifër mund të rritet ende pasi 74 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet vendase u premtuan të afërmve të të vrarëve tu paguajnë një ndihmë me shumën prej 200 mijë yuan-ësh (rreth 30 mijë dollarë).