0Kryeministri i Japonisë Taro Asso morri vendim ta shpërndajë më 21 korrik Dhomën e Ulët të parlamentit dhe caktoi zgjedhjet e parakohëshme për në 30 gusht. Të dielën koalicioni drejtues në përbërjen e të cilit hyn Partia Liberal Demokrate, të kryesuar nga Taro Asso, dhe Partia Komeito për herë të parë pas 44 vjetësh humbi zgjedhjet për në asamblenë legjislative të Tokios. Në të fitoi Partia Demokratike opozitare. Humbja e koalicionit drejtues, vënë në dukje analistët, i dobësoi në mënyrë të qenësishme pozitat e qeverisë, e cila nuk gëzon popullaritet.