Në vitin 2008 rryma e mallrave të falsifikuara në BE u rrit në më shumë se 2 herë. Sipas të dhënave të Komisionit Europian, vitin e kaluar shërbimet doganore të BE konfiskuan 178 milionë njësi artikujsh të falsifikuar. Listën e kryesojnë CD me filma artistikë dhe muzikë, pastaj vijnë cigaret, pas tyre-veshjet. Rritja më e madhe është evidentuar në importimin në BE të lodrave për fëmijë, pajisjeve elektronike dhe medikamenteve. Furnizuesja kryesore e mallrave të falsifikuara në BE është Kina. India është lidere në furnizimet e medikamenteve të falsifikuara, Indonezia-për produktet ushqimore, kurse Emiratet e Bashkuara Arabe përkatësisht pijeve.