Shatlli amerikan “Endeavour” përsëri nuk mundi të nisej për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Starti i anijes i planifikuar për 13 korrikun tashmë po shtyhet për të 4 herë. Të dielën shkak i shtyrjes së fluturimit u bënë kushtet e pa përshtatshme klimaterike. Përpjekjen e radhës për të fluturuar për në SKN “Endeavour” do ta përsërisë sonte në darkë. Anija me 7 astronautë në bord do të duhet të çojë në orbitë segmentin e fundit të modulit shkencor japonez “Kobo” dhe pajisje të tjera.