Lideri i RPD të Koresë Kim Çen Ir është prekur nga sëmundja e pashërueshme në gjëndrën e pankreasit, e cila paraqet rrezik për jetën e tij, njoftoi kanali televiziv jugkorean i lajmeve UTB me referim tek të dhënat e zbulimit të Seulit dhe Pekinit. Më parë u dukën njoftimet, se në gusht të vitit të kaluar lideri verikorean kaloi një insult. Sipas disa të dhënave, ai emëroi si pasardhës djalin e vet të vogël 26 vjeçar Kim Çen Un. Analistët mendojnë se zhvillimi i lëshimit të raketave nga Korea e Veriut dhe provat bërthamore të saj janë të drejtuara për solidarizimin, unifikimin e vendit në periudhën e përgatitjes së ndërrimit zyrtar të udhëheqësit.