Emri i gross-mjeshtrit të madh rus të shahut Vladimir Kramnik do të fiksohet në Librin e rekordeve Guinness, pas asaj kur ai për herë të nëntë fitoi në turneun e shahut në Dortmund, njoftoi një sajt zyrtar i turneve. Në turin përfundimtar Kramnik korri fitore ndaj gjermanit Arkadij Najdiç dhe zuri vendin e parë, duke grumbulluar 6.5 pikë nga 10 të mundshmet. Në këtë mënyrë Vladimir Kramnik u bë shahisti i parë në botë, i cili arriti të fitojë nëntë herë radhazi një nga superturnetë e shahut.