Reliket e lidhura me heroizmin e kryqëzorit rus “Variag” gjatë kohës së luftës me Japoninë në vitet 1904-1905, u sollën në Rusi nga Korea e Jugut. Këto janë flamuri, gëzhojat, predhat, pushkët, spiranca si dhe një album me ekuarele japoneze dhe fotografi me pamjet e anijeve në gjirin Çemulpo (gadishull Korean) gjatë kohës së betejës së vitit 1904. Atëherë kryqëzori “Variag” së bashku me varkën kanoniere “Korejec” hynë në betejë të pabarabartë me skuadronin e anijeve japoneze. Komandanti i “Variag-ut” për të mos rënë rob e fundosi anijen. Reliket e kryqëzorit “Variag” do të bëhen eksponate të ekspozitës së lëvizshme , e cila do të zhvillohet në qytetet e mëdha porte të Rusisë.