Skuadra pëfaqësuese e Rusisë në disiplinën sportive regbi-7 doli më e forta në Europë. Në ndeshjen finale të kampionatit kontinental për vendin e parë në Hanoverin gjerman, rusët fituan ndaj skuadrës përfaqësuese të Francës me rezultatin 12:19. Medaljen e bronzit e fituan italianët, të cilët korrën fitore ndaj spanjollëve me rezultatin 19:12. Disiplina sportive e Rugby-7 është një prej llojeve të rugby-ut klasik që lindi në Skoci dhe fitoi popullaritet të madh në më shumë se 100 vende.