Festivali Ndërkombëtar i Arteve “Pazari Sllav”, i cili do të hapet më 10 korrik në qytetin bjellorus Vitebsk, do të eklipsojë konkursin moskovit “Eurovision 2009”. Kështu, pa modesti të rreme, konfirmojnë organizatorët e tij. Larmia e aktiviteteve të festivalit është me të vërtetë impresionuese. Mysafirët dhe pjesëmarrësit e tij nga 30 vende të botës do të bëhen dëshmitarë okularë të inagurimit të “Rrugës së Yjeve”, do të marrin pjesë në më tepër se 40 koncerte, në konkurset e interpretuesve të rinj të muzikës së lehtë dhe konkurset muzikore të fëmijëve, dhe, së fundi, në panairin “Qyteti i mjeshtrave zejtarë”. Sipas shembullit të Moskës është pajisur me teknikë super moderne skena kryesore e festivalit - Amfiteatri Veror. Dhe, në përgjithësi, është bërë gjithçka më e mirë për arritjen e efektit spektakolar! - shprehet me krenari të ligjshme piktori kryesor i Festivalit Zinovij Margolin: “ Piktori tërheq vemendjen ndaj pasqyrave të vendosura në skenë dhe thotë: Megjithëse mendohet se kjo nuk është dhe aq e përshtatshme për televizionin, ne vendosëm ta provojmë njëherë, sepse kjo gjë do të krijojë efekte të mrekullueshme vizuale. Pasqyrat e mëdha do të reflektojnë gjithë sallën. Kanë dëshirë fort të madhe organizatorët e “Pazarit Sllav” ti afrohen “Eurovisionit” edhe përkatësisht përmasave të mëdha të transmetimit televiziv. Këtë vit, p.sh., shikuesit do të mund të ndjekin në vëllim të plotë konkursin e interpretuesve të rinj të muzikës së lehtë. Dhe konkursi në fjalë ia vlen vërtet të shihet, konfirmon me bindje Drejtori i Festivalit Rodion Bass: “Konkurset e zhvilluara tek ne tradicionalisht kanë patur fizionomi femërore. Zakonisht vinin për pjesëmarrje vetëm 2-3 djem. Por këtë vit nga 17 pjesëmarrësit e tij, 14 interpretues janë meshkuj dhe vetëm 3 vajza. 14 djem të rinj, të bukur, inteligjentë, kurse Italinë do ta përfaqësojë këngëtari me titull familjar konti”, thotë ai. Pjesëmarrësi rus, në fakt, është një interpretues me një “titull” jo me më pak peshë - student i Konservatorit të Shën Peterburgut. Ky është Dimitri Danilenko, i cili arriti të fitojë udhëtimin në Bjellorusi në rivalitet të ashpër midis qindra pretendentëve në konkursin eliminator kombëtar. Praktikisht të gjithë yjet e pop-muzikës së Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, interpretues të njohur të muzikës së lehtë nga vende të ndryshme nuk mënuan të zbukurojnë me emrat e tyre afishet e Festivalit “Pazari Sllav”.